Taravari: ASH-ja kishte fatin që të kontribojë në procesin e antarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Sot është 3 vjetori i antarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes rrjetit social facebook ka uruar duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribojë në procesin e antarësimit.

Ja postimi i plotë:

”Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë. Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE” – shkruan Taravari. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share