Talibanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës

Zyrtarët shëndetësorë në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët në Afganistan, kanë paralajmëruar më 26 qershor se mijëra njerëz të prekur nga tërmeti vdekjeprurës këtë javë, kanë nevojë të madhe për ushqime dhe ujë të pijëhëm, dhe se përballen me rrezik të shpërthimit të ndonjë sëmundjeje.

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 22 qershorit ka shkuar në 1,150.

Ky tërmet 6.1 shkallësh i Rihterit është kthyer në katastrofën më të madhe humanitare në Afganistan, në dy dekadat e fundit./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share