Talebanët kanë vrarë një militant të Shtetit Islamik, i cili ishte organizuesi i një sulmi vetëvrasës në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit në vitin 2021. Nga sulmi që ndodhi më 26 Gusht te vitit 2021, humbën jetën rreth 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë.
Sulmi ndodhi gjatë evakuimit të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, ndërsa qytetarët përpiqeshin te largoheshin me avion nga aeroporti pas marrjes se pushtetit nga talebanët.
“Ai ishte një zyrtar kyç i ISIS-it përfshirë drejtpërdrejt në komplotimin e operacioneve amerikane, dhe tani nuk është më në gjendje të komplotojë apo kryejë sulme,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një deklaratë.
Luftëtarët besnikë të Shtetit Islamik u shfaqën fillimisht në Afganistanin lindor në vitin 2014 dhe më vonë depërtuan në zona të tjera.
Klan News