Mjeku thotë se spitali i Gazës është ‘plotësisht i rrethuar’

Është raportuar se një spital tjetër thuhet të jetë nën sulm në Gaza dhe tani Skynews ka folur me një nga mjekët që punonte atje.

Dr. Abu Sitta, i cili tani është larguar nga spitali Baptist al Ahli, i tha korrespondentit amerikan të këtij mediumi se kolegët e tij i kanë thënë atij se objekti është “plotësisht i rrethuar”.

Ai tha se “bombardimet” dhe “granatimet” ishin “aq afër spitalit”. Po bëhej “gjithnjë e më e vështirë” për ambulancat të lëviznin, tha ai.

Atyre u është dashur të mbyllin sallat e operacionit në spital, tha ai, i cili “është i vetmi spital funksional në qytetin e Gazës”.

“Sot ka qenë absolutisht katastrofike”, shtoi ai. “Dje ka pasur një sulm ajror veçanërisht të egër në një xhami ku njerëzit po kërkonin strehim dhe ne morëm të plagosurit me qindra. Dhe sot në mëngjes na kishin mbaruar të gjitha furnizimet dhe nuk mund të ofronim më shërbim në sallën e operacionit në asnjë mënyrë. Nuk mund të bënim më operacionet”, deklaroi ai.

Dr Sitta nuk iu referua sulmeve të drejtpërdrejta në spital, por ai tha se ata “mund të dëgjonin atë lloj gjëmimi të frikshëm paniku”.

“Ka qindra, nëse jo mijëra qytetarë civilë të plagosur rëndë në spitalet në Gaza. Ka mijëra të plagosur që po vdesin sepse u është hequr kujdesi shëndetësor sepse sistemi shëndetësor është vënë në shënjestër dhe është çmontuar plotësisht” shtoi doktori.

Dje, forcat izraelite bastisën spitalin al Shifa – më i madhi i Gazës – dhe thonë se ushtarët janë ende duke përfshirë kompleksin sot.

Izraeli pretendon se al Shifa përdoret nga Hamasi për të drejtuar operacione ushtarake – gjë që grupi militant e mohon.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share