Talat Xhaferi publikon video materiale nga dëmtimi i Kuvendit pas protestave të mbrëmshme

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në rrjetin social ka publikuar disa video materiale nga dëmtimi i Kuvendit pas protestave të mbrëmshme, ku mbetën të lënduar 47 policë dhe u arrestuan 11 protestues.

”Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhja” – shkruan Talat Xhaferi. /KlanMacedonia/

 

https://www.facebook.com/talatxhaferi/posts/pfbid0ZJurRZusAVtNFwyv86vPjnSAKAd7aiW89U5bkJmQyeDro3G1SfzoSnczyLT7p9mLl

Lexo gjithashtu
Total
0
Share