Nënshkruhet marrëveshja kolektive MPPS – SASHK

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov, kanë nënshkruar Marrëveshjen e re Kolektive.

Rritja e pagave prej 15% të punonjësve në institucionet publike për fëmijë dhe rritja e vazhdueshme e tyre me çdo rritje të pagës minimale është një nga risitë më aktuale në marrëveshjen e re kolektive.

Gjithashtu tejkalohet problemi me orarin e punës së edukatorëve për realizimin e aktiviteteve tjera programore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sigurohet regres për pushimin vjetor, mungesë katërorëshe të paguar nga puna gjatë një muaji për të kryer punë personale, rriten të drejtat për ditë të lira me pagesë gjatë një viti kalendarik, vendosen cmime jubilare për punë nëpër çerdhe.

Marrëveshja e re kolektive parasheh pjesëmarrje të përfaqësuesit sindikal nëpër shumë komisione në institucione të formuara nga Drejtori.

Marrëveshja parasheh rritjen e shtesave dhe kompensimeve të pagës dhe rriten të drsjtat e punëtorëve gjatë grevës.

Nënshkruesit e Marrëveshjes, Ministrja Trençevska dhe Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, shprehën bindje se marrëveshja e re kolektive paraqet progress të të drejtave të punonjësve nëpër çerdhet e fëmijëve./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share