Pas mbledhjes së mbajtur sot në Tetovë, BDI ka vendosur që kryeministri shqiptar që do të udhëheq me vendin nga 28 Janari deri në mbajtjen e zgjedhjeve të jetë Talat Xhaferi, informon Klan M.
Xhaferi në një prononcim për nominimin për kryeministër teknik deklaroi se do t’i përgjigjet detyrës së re me përgjegjësi.
“Me rastin e nominimit nga organet partiake për bartës të funkisonit të ardhshëm kryetar i Qeverisë Teknike, çdo moment për mua do të thotë respekt të veçantë dhe besim i veçantë nga organet partiake për të nominuar për këtë detyrë. Në çdo moment që besoj me përgjegjësi më të madhe do të pergjigjem ndaj detyrës së re e cila më është besuar dhe shpresoj që do të realizohen pritshmëritë e qytetarëve për kryerjen e këtij instuticioni me përkushtimin më të madh të mundshëm, në të vërtetë sikur që me përkushtim kanë kryer edhe detyrat paraprake të besuara nga organet partiake në veçanti nga qytetarët e Republikes së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi./KlanMacedonia