Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Sllovenmi, me ftesë të kryetares së Parlamentit, Urshka Kllakoçar Zhupançiç.
Në përbërje të Delegacionit janë edhe deputetët Aleksandar Veljanovski, kryetar i Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë dhe anëtarët, Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Berat Ajdari.
Në kuadër të vizitës janë parashikuar takime me koordinatorët e Grupeve Parlamentare në Parlament, me anëtarët e Komisionit për çështjet e BE-së dhe Komisionit të Politikës së Jashtme, si edhe me Kryetaren Sandra Gazinkovski dhe anëtarët e Grupit të Miqësisë në Parlamentin slloven.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të realizojë takime edhe me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Robert Gollob dhe Nënkryetaren e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe ministre e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon.