Talat Xhaferi mbetet Kryeparlamentar– dështoi interpelanca

61 DEPUTETË VOTUAN “KUNDËR” – 43 “PËR”

Ka dështuar interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Nga 104 deputetët e pranishëm në sallë, 61 kanë votuar “kundër”, 43 “për” dhe nuk pati asnjë të “përmbajtur”

Kryeparlamentari Talat Xhaferi mori besimin e shumicës së deputetëve gjatë interpelancës së inicuar nga opozita.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kundër” votuan 61 deputetë, “Për” 43, kurse nuk kishte “të përmbajtur”.

Pas seancës, Kryeparlamentari Xhaferi tha se nuk do të lejojë të uzurpohet shtëpia ligjvënëse.

“Gjithsesi jam I shkarkuar nga obligimet partiake dhe mundohem që deri në fund atë përcaktim nga 2017-ta ta çoj deri në fund. Komunikimi vazhdon me cdo cdo njërin që ka vullnet dhe nevojë të komunikojë me mua si Kryetar parlamenti”, deklaroi Talat Xhaferi Kryetar i Kuvendit

Interpelancën për punën e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi më 30 Maj. Deputetët e opozitës kanë thënë se Xhaferi në mënyrë joprofesionale ka kryesuar me Kuvendin dhe disa herë ka shkelur dispozitat e Kushtetutës.

Talat Xhaferi u zgjodh Kryetar I Kuvendit më 27 Prill të vitit 2017, ditë kjo e njohur si e “enjtja e përgjakshme” kur protestues të shumtë sulmuan parlamentin. /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share