Takohen Vuçiq e Orban, flasin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sot me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ka biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

Ai, në një konferencë për media në Budapest, ka deklaruar: “Do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 25 vjet më parë dhe ai trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të ndershëm dhe të ngushtë”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit ishte folur edhe për situatën në Kosovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai shtoi se populli serb dhe ai hungarez ndjejnë afërsi në çdo vend dhe në çdo hap.

Vuçiq iu referua edhe situatës në Mal të Zi, ku siç tha ai, “të gjithë ambasadorët e botës ndërhyjnë se kush lejohet të hyjë në Qeveri dhe presin nga serbët që t’i falënderojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Nëse ndahet Ulqini apo Plava, ne do ta pranojmë menjëherë, e nëse nuk na dërgoni shampanjë, do të themi se po na kërcënoni? Është si kur Kurti bën trazira dhe thonë se nuk është faji i Kurtit, por i Vuçiqit për mosnjohjen e Kosovës. A duhet ta kërcënojmë Malin e Zi, çfarë budallallëqe janë këto, as nuk na shkon në mendje. Ne vetëm pyesim se cili eshte pozicioni i serbëve. Gjermanët në Hungari kanë çdo gjë, nga kopshtet deri te shkollat. Ndërsa, në Hungari ka shumë pak gjermanë. E në Mal të Zi ka 30 për qind serbë e që nuk kanë asnjë të drejtë. Gjëja më e mirë është të bëjmë kartolina të veçanta falënderimi për të gjithë ata që e njohën Kosovën“, tha Vuçiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share