Takohen Kovaçevski dhe Macron

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Bratislavë ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përcjell KlanM.

“Kryeministri e falënderoi presidentin francez për përfshirjen e tij personale në procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union. Bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e integrimit evropian, prandaj edhe kësaj radhe nuk do të mungojë përkrahja nga Franca dhe komuniteti ndërkombëtar në fazat dhe sfidat e mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share