Takimi Mickoski-Dameva, ky takim vjen pas vërejtjeve të shumta për punën e Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski do të takoj sot në Qeveri kryetaren e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva.

Takimi vjen pas vërejtjeve të shumta për punën e Këshillit Gjyqësor, nivelit të ulët të besimit dhe thirrjes së hapur të Qeverisë dhe kryeministrit Mickoski për propozime për reforma në Këshillin Gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin.

Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov, sot pasdite do të kenë takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Takimi është caktuar për në orën 17:00 në ambientet e Qeverisë, ndërsa pas përfundimit të saj, sipas njoftimit, është paraparë që kryeministri të bëjë një deklaratë për media.

Mickoski deri më tani në disa raste e ka riafirmuar idenë për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ai thotë se një vendosmëri e tillë është e përfshirë në programin me të cilin VMRO-DPMNE ka marrë pjesë në zgjedhje dhe kjo është obligim për të, sepse shumica dërrmuese e qytetarëve kanë votuar për një zgjidhje të tillë. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share