Takimi me Ramën në Tiranë: Kurti thyen heshtjen

TEMË KRYESORE SIGURIA KIBERNETIKE DHE SFIDAT NË SEKTORIN E ENERGJISË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund thyen heshjten, flet për takimin që ka zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin e Shqipërisë Edo Rama.

Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri ka pranuar se temë kryesore ishte siguria kibernetike, ndërsa kanë diskutuar edhe për cështjen sfidat në sektorin e energjisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Tema e parë ka qenë siguria kibernetike dhe isha i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën tyre të fundit me sulmet. Tema e dytë ka qenë sfidat e energjisë në javët e muajt në vijim dhe kemi diskutuar për situatën energjetike në përgjithësi” – deklaroi Albin Kurti.

Në mbledhje qeveria ka miratuar projektligjin për siguri kibernetike. Miratimi i tij në Kuvend i hap rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike ndërsa me këtë projektligj pëcaktohen parimet për parandalimin e këtyre lloj sulmeve në Kosovë.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sfeqla i ka njoftuar ministrat në mbledhjen e qeverisë për sulmet kibernetike me të cilat janë përballur institucionet javën e kaluar duke pamundësuar disa shërbime për qytetarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share