Takimi me Joe Biden, Xi Jinping mbërrin në SHBA

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në San Francisko për të marrë pjesë në një samit të shumëpritur me Presidentin e SHBA, Joe Biden.

CNN shkruan se fakti që Xi është në udhëtimin e tij të parë në SHBA në gjashtë vjet, një vizitë katër-ditore që përfshin pjesëmarrjen e tij në forumin ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë Paqësorit, është në vetvete e jashtëzakonshme.

Udhëheqësit e 2 ekonomive më të mëdha në botë janë takuar për herë të fundit në një mbledhje ndërkombëtare në Bali në Nëntor të vitit 2022.

Xi po shkon drejt samitit, ndërsa përpiqet që të ringjallë një ekonomi të lëkundur kineze, e parikuperuar plotësisht pasi kontrollet e rrepta si pasojë e pandemisë u lehtësuan, me tregun e pronave në krizë dhe papunësisë rekord të të rinjve.

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA, Biden e gjen veten të lidhur me sfidat ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë deri te konflikti i fundit në Gaza. Një tjetër çështje e ndezur globale që përfshin Kinën është gjëja e fundit që ai do të dëshironte të shihte, sidomos kur ai garon për rizgjedhje vitin e ardhshëm./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share