Franca do ta mbështesë RMV-në në rrugën e saj eurointegruese, por konform obligimeve ndërkombëtare – thuhet në mesazhin e publikuar nga Pallati Presidencial francez.
Të njëjtin mesazh Presidenti i Francës, Emanuel Makron ia ka transmetuar Kryeministrit Hristijan Mickoski, gjatë takimit në margjinat e Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane në Budapest.
Krahas integrimit evropian të vendit, në komunikatën e shkurtër nga Pallati i Elyzesë, sic thuhet, Makron dhe Mickoski kanë biseduar edhe për thellimin e raporteve midis dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimit ekonomik.
“Gjatë takimit dy liderët janë pajtuar për rëndësinë e thellimit të raporteve RMV-Francë, veçanërisht lidhur me bashkëpunimin ekonomik në fushën e energjetikës, shëndetësisë dhe transportit. Presidenti Macron në ktë kontekst ka konfirmuar edhe mbështetjen e Francës për trajektoren evropiane të RMV-së. Ai ka potencuar se Franca do t`i mbështesë të gjitha përpjekjet e Maqedonisë në këtë drejtim, konform obligimeve të saja ndërkombëtare” – thuhet në komunikatën e Pallatit të Elyzesë.
Në margjinat e samitit, Macroni ka takuar edhe Presidentin Bullgar Rumen Radev.
Ndryshe, pikërisht nën patronazhin e Francës, para dy viteve, Qeveritë në Shkup dhe Sofje u pajtuan për të ashtuquajturin “propozim francez”, ku RMV-ja, mes tjerash, për të vazhduar rrugëtimin evropian, u obligua për të futur Bullgarët në Kushtetutë.
Aktualisht Qeveria Mickoski kërkon veprim të anuluar të ndryshimeve kushtetuese, që të mos ketë bllokime të reja, por për marrëveshje eventuale është në pritje të qeverisë së re në Sofje, që duhet të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme para dy javësh. /tvklan.mk