Takimi Kurti-Vuçiq, reagon Borrell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot

Josep Borrell ka reaguar në rrjetet sociale para takimit Kurti-Vuçiç që do të ndërmjetësojë ditën e sotme. Ai shprehet se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot. Po ashtu, bën me dije se do të diskutohet aneksi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot. Pas diplomacisë intensive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të diskutojmë me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin aneksin e zbatimit, pjesë integrale e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha ai./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share