Opozita nuk pret ndonjë rezultat nga takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Alekdandër Vuciq që do të mbahet të mërkuren në Bruksel.
Raporti: Blerta Dalloshi
Opozita nuk pret ndonjë rezultat nga takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Alekdandër Vuciq që do të mbahet të mërkuren në Bruksel. .
PDK thotë se nuk mund të dalë dicka jashtë temave të prodhuara nga kryeministri në këtë dialog.
Dek. Abelard Tahiri-Shef i GP të PDK-së
Tash e dy vite e gjysmë produktet e kryeministrit Kurti në dialog i kemi pa është vetëmenaxhimi, marrëveshja e Brukselit e vitit 2022 dhe aneksi i Ohrit që janë jashtëzakonisht të dëmshme, është draft statuti i cili tash është në tavolinën e kryeministrit të Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare i kërkohet ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Këtu nuk mund të presim që do të dalë diçka jashtë këtyre temave që i ka prodhuar Kurti në dialog.
E nga Lidhja Demokratike thonë se i gjithë procesi i dialogut Kosovë-Serbi është përcjellë me mostransparencë.
Dek. Armend Zemaj -Deputet i LDK-së
E nga partia në pushtet presin që në këtë takim Kosova të manifestoj qëllimin për zbatim të marreveshjeve.
Dek. Armend Muja- Deputet i LVV-së
Muja pret që Kosovës ti hiqen masat e vëna nga BE. Vendet anëtare ende nuk i kanë bërë publike qëndrimet e tyre për heqjen ose jo të masave nga BE për Kosovën./tvklan.mk/