Takimi Kovaçevski – Nephew: Të ndërtohet sistem efikas për luftë ndaj korrupsionit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot është takuar me Richard Nephew, Koordinator global kundër korrupsionit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në takim, siç thonë nga qeveria, është biseduar për situatën aktuale në luftën kundër korrupsionit dhe masat dhe aktivitetet që Qeveria po ndërmerr në drejtim të zgjidhjeve sistematike për përballimin e korrupsionit në çdo nivel, përfshirë edhe korrupsionin e nivelit të lartë, përcjell Klan Maqedoni.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e përgjithshëm që falë partneritetit të ngushtë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizohet në Maqedoninë e Veriut. Mbështetja është thelbësore në ngritjen e një sistemi efikas për eliminimin e konflikteve të interesit, si dhe për parandalimin e korrupsionit. Në takim, folësit bashkërisht deklaruan se përpjekjet e bëra në luftën kundër korrupsionit janë mjeti kryesor për ndërtimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Në këtë drejtim, ngritja e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe hstetit të së drejtës është me rëndësi kyçe”, thuhet në kumtesën e qeverisë së RMV-së./KlanMAcedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share