Takimi informal me liderët e rajonit, Rama poston foton: Zbulon për çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pas takimit informal në Vilën 30 me liderët e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Kreu i qeverisë bën me dije se gjatë takimit informal është diskutuar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi nisi rreth orës 12:00 dhe përfundoi rreth orës 15:30. Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor.

Siç raportoi më herët gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, Komisioni Europian pritet që të akordojë 2 miliardë Euro të parashikuara për vendet e Ballkanit.

E pikërisht në këtë takim informal sot në Tiranë, liderët e vendeve të Ballkanit diskutuan se cilat janë projektet më prioritare për rajonin që do të duhet të mbështeten.

Në këtë takim nuk pati një vendimmarrje pasi mbledhja ishte jozyrtare, por në kuadër të bashkërendimit të veprimeve mes shteteve. Më mbledhjen e sotme mungoi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasi merr pjesë në një konferencë në ishullin e Kretës në Greqi./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share