Presidenti Stevo Pendarovski dje në mbrëmje priti pjesëmarrësit e konferencës së nivelit të lartë “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, e cila organizohet nga Instituti Aspen nga Gjermania dhe po mbahet në Shkup.
Në takim, presidenti Pendarovski u njoh me programin dhe qëllimet e konferencës, që synon të ofrojë një platformë për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, BE-ja, SHBA-të, si dhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale për të diskutuar mbi potencialin “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Presidenti Pendarovski, duke përshëndetur mbajtjen e konferencës, theksoi se në kohën kur jemi përballur me krizë energjetike dhe turbulenca ekonomike, nuk duhet harruar agjenda e gjelbër. Presidenti vlerësoi se konferenca është një mundësi e mirë për të diskutuar dhe identifikuar sfidat dhe potencialet kryesore të bashkëpunimit rajonal, si faktor për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë, si dhe nevojën për përmirësimin e vazhdueshëm të tij. Një aspekt i rëndësishëm në këtë kontekst, sipas presidentit, është perspektiva e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian./KlanMacedonia/