Takimi i liderëve: Më 8 maj zgjedhje presidenciale dhe parlamentare!

Më 24 prill rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Më 8 Maj 2024, Maqedonia e Veriut do të votojë në zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Paraprakisht më 24 Prill do të mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Ky është epilogu i takimit të liderëve në Kuvend. Liderët e dy partive më të mëdha në vend, Dimitar Kovaçevski i LSDM-së dhe Hristijan Mickoski I VMRO-DPMNE-së, siç përcjell KlanM, njoftuan se për datat ka patur konsensus të gjerë politik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Duhet të shpreh kënaqësinë se pas 17 viteve sërish kemi zgjedhje të rregullta parlamentare, të fundit ishin në vitin 2006. Kjo do të thotë se qeveria ka arritur të krijojë stabilitetin dhe parashikueshmërinë. Është një hap i madh pas ekzistencës së shtetit të robëruar para më pak se një dekade”, deklaroi Kovaçevski.

Mickoski konfirmoi se janë dakorduar për datat e zgjedhjeve, por u ankua se nuk është respketuar rregulli që të mos ketë intervenime në Kodin Zgjedhor, gjashtë muaj para nisjes së fushatës.

“Duke marrë parasysh dakordimin që rrethi I parë zgjedhjeve presidenciale të jetë më 24 prill, kurse rrethi I dytë bashkë me zgjedhjet parlamentare më 8 Maj, fushata do të nis më 4 prill, e kjo do të thotë se nuk është respektuar rregulli që të mos ketë intervenime para nisjes së fushatës”, është shprehur Mickoski.

Për zgjedhjet e vitit 2024 mbetet edhe qeveria teknike që duhet të formohet 100 ditë para zgjedhjeve, më 27 ose 28 janar. Kryeministri Kovacevski tha se do të respektohet marrëveshja që Kryeministri të propozohet nga BDI-ja.

Por, pak kohë pas nisjes së takimit të liderëve, tre kryetarët e partive shqiptare, Izet Mexhit inga Lëvizja Demokratike, Bilall Kasami nga BESA dhe Afrim Gashi nga Alternativa të bashkuar si opozitë shqiptare në Lidhja Evropiane për Ndryshim, braktisën takimin. Shkak për këtë ishte vendi I zbrazur në KSHZ.

“Kryetari I Parlamentit, Talat Xhaferi, po I vonon me qëllim procedurat për zgedhjen e anëtarit të KSHZ-së dhe kjo na detyron të mendojmë që përgatitet një skenar për falsifikimin e zgjedhjeve dhe përgjegjësinë kryesore do e këtë z.Xhaferi”, tha Izet Mexhiti.

Kryeministri Kovacevski, siç përcjell KlanM, ka deklaruar se tashmë kanë nisur aktivietet për zgjedhjet 2024, ku dje në mbledhje partiake të socialdemokratëve ka filluar nisma për formimin e frontit të gjerë evropian, duke u bërë thirrje partive që të kycen në këtë front, pa mos përjashtuar partitë shqiptare BDI dhe ASH.

Kreu i opozitës maqedonase Mickoski, siguroi se koalicioni I VMRO-DPMNE-së do t`i fitojë zgjedhjet duke paralajmëruar ofertë zgjedhore për transformimin e vendit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share