Takim joformal Mitreski – Xhaferi – Kovaçevski

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot pati një takim joformal me kryeministrin e Qeverisë Teknike Talat Xhaferi dhe me ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

“Ne i përmbahemi vendosmërisë që të mos devijojmë nga agjenda evropiane, e cila është alternativa e vetme për vendin tonë për prosperitet dhe përparim demokratik. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është alternativa jonë e vetme. Njëkohësisht konstatuam se në periudhën e ardhshme do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të krijuar kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike pa asnjë të metë”, ka shkruar Mitreski në profilin e Facebook-ut./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share