Sot (29.03.2024) ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrit Nazim Bushi realizuan takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë, H.E. Fatih Ulusoj.
Ministri Toshkovski i uroi ambasadorit të sapoemëruar Ulusoj qëndrim të këndshëm dhe realizim të suksesshëm të detyrave në pozicionin e ambasadorit, me dëshirë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.
Në takim u hapën çështje aktuale të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, punëve të brendshme dhe çështjeve konsullare në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilat u konfirmua përkushtimi për bashkëpunim të sinqertë në këto tema.
Një nga angazhimet kryesore është ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, për çka të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se prioritet parësor është përmbyllja e Marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit për sigurinë, e cila është në fazën e harmonizimit të ndërsjelltë.