24 FËMIJË NË MESIN E VIKTIMAVE
Autoritetet tajlandeze thanë se tridhjetë e pesë persona u vranë të enjten në Tajlandë në një sulm në një kopsht fëmijësh nga një ish-oficer i policisë, i cili vrau gruan dhe fëmijën e tij përpara se të vetëvritej. Një zyrtar i policisë tha se 24 fëmijë janë në mesin e viktimave.
Autori i sulmit ishte liruar nga shërbimi vitin e kaluar. Dëshmitarët thanë se krahas armës së zjarrit, sulmuesi mbante edhe një thikë me vete. Rreth 30 fëmijë ishin në kopsht në momentin e sulmit, më pak se zakonisht, pasi shiu i madh kishte penguar familjet të dërgojnë fëmijët e tyre atje, i tha agjencisë së lajmeve Reuters një zyrtari i qarkut, Jidapa Boonsom, i cili punon në një zyrë aty pranë.