Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur lidhur me masat ndëshkuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës. Ai theksoi se këto masa janë vendosur si reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj 2023. Szunyog deklaroi se për heqjen e këtyre masave duhet të ketë pajtim nga të 27 shtetet anëtare të BE-së.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Szunyog shpjegoi se masat janë marrë për të reaguar ndaj një krize serioze dhe se 27 shtetet anëtare ranë dakord për deklaratën e 3 qershorit. Ai shtoi se po zhvillohet një diskutim midis shteteve anëtare dhe shpreson që së shpejti të arrihet një marrëveshje për heqjen e masave.
Szunyog, i cili është në fund të mandatit të tij në Kosovë, theksoi se qëndrimet e BE-së janë të qarta dhe se çdo vendim për heqjen e masave duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.