Sylvinho me sytë nga Superliga

Tirana distancohet me Partizanin, skuadrat e fundit ngecin në barazim

Në sytë e trajnerit Sylvinho dhe stafit të kombëtares shqiptare, Tirana hodhi një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit në Superligën shqiptare. Fitorja me përmbysje 2-1 ndaj Egnatias ishte e jashtëzakonshme për bardheblutë që tashmë në pasqyrat drejt trofeut shikojnë në distancë prej pesë pikësh Partizanin. Epërsi e konsiderueshme duke parë që deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 21 pikë në dispozicion.

Për më tepër, pas tre javësh, Tirana dhe Partizani sfidohen në derbin e katërt të kryeqytetit, çka pritet të jetë edhe ai vendimtar për fatin e titullit. Deri në duelin me rivalin direkt, skuadra e Orges Shehit do të mas forcat me skuadra si Vllaznia, Kastrioti dhe Teuta, kundërshtarë që luajnë për objektiva të ndryshëm në këtë sezon. Java e 29-të ngushtoi diferencat mes skuadrave që duan Europën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Egnatia dhe Vllaznia numërojnë 42 pikë, teksa pas tyre gjendet Laçi, që është vetëm një fitore larg nga zona që të dërgon në turnet ndërkombëtar. Ky raund mund të konsiderohet edhe si ai i barazimeve për skuadrat e fundit të renditjes. Që nga Erzeni i vendit të gjashtë, Kukësi, Teuta, Bylis dhe Kastrioti nuk morën maksimumin, duke marrë një pikë që për disa vlen sezonin, ndërsa për ballshiotët e krutanët mund të rezultojë ajo e rënies nga kategoria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share