Risi pritet të jete aktivizimi i Mehmetit
Me rreshtimin 4-3-3, trajneri i kombëtares Sylvinho e ka thuajse të qartë se me cilët futbollistë do të prezantohet që nga minuta e parë në ndeshjen e 17 qershorit ndaj Moldavisë.
Tekniku ka disa ditë që provon se cilët prej të grumbulluarve i përshtaten modulit të tij të lojës, të cilët njëkohësisht duhet të gëzojnë formë të mirë dhe aftësitë e duhura për një ndeshje të tillë.
Për brazilianin garanci në portë është Atrit Berisha.
Hysaj, Ismajli dhe Gjimshiti në mbrojte do të shoqërohet edhe nga Mario Mitaj në krahun e majtë, i cili ka treguar qëndrueshmëri në ndeshjet e kontrollit.
Ramadani, Abrashi dhe Asani do të jenë në mesfushë ndërsa në sulm Cikalleshi e Uzuni. Treshen ofensive e plotëson Anis Mehmeti, edhe ky një risi në formacionin kuqezi.
Në ditët e fundi të përgatitjeve teknikut i mbetet për të përcaktuar lojtarët zëvendësues, të cilët do t’i përdorë në varësi të rrjedhës së lojës.
Tv Klan