Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka vlerësuar performancën e futbollistëve në fitoren 2 me 0 me Moldavinë.
Në intevistën pas ndeshjes për mikrofonin e Tv Klan, Sylvinho tha se futbollistët “vrapuan me 100 km/h”, siç ju kishte kërkuar ai.
“Unë mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe lojtarët dhanë maksimimin në këtë ndeshje. U kishim kërkuar lojtarëve që të luanin me 100 km/h dhe ata e bënë këtë. Ata kanë dhënë maksimnun në fushë, bënë atë që i kisha kërkuar unë, bënë ndeshje shumë të mirë. Moldavia luante me forca të shumta mbrapa në mbrojtje dhe ishte shumë e vëshitrë për t’i çarë dhe na detyroi ne të mbanim më shumë topin”.
Pas 3 ditësh, Shqipëria ka ndeshjen e radhës me Ishujt Faroe.
“Ndeshja tjetër është shumë shpejt, duhet të shohim me kujdes gjendjen e lojtarëve. Shumë shpejt do arrijmë të analizojmë gjendjen e lojtarëve”.
Por përse Sylvinho zgjodhi që portieri Berisha të ishte titullar dhe jo Strakosha?
“Asnjëri nga ata nuk luan me klubet. Kur erdhën këtu ishin në situatë të barabartë, por për 1 javë besoj që Berisha ka dhënë më shumë”.
/tvklan.al