Syla: Ideja e VMRO-së për t’i përzënë shqiptarët nga hisja shtetërore, e njejtë me politikën serbe të Vuçiqit…

Kandidati i Frontit Europian për zgjedhjet Presidenciale, Bujar Osmani, në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Tv Klan Macedonia, diskutoi mbi aktualitetin politik përballë analistave.

Analisti, Valon Syla tha se ideja e VMRO-së për të formuar shumicë parlamentarë pa shqiptarët po ngjason me politikën e Vuçiqit, sepse të njejtën po bëjnë një politikë izolacioniste.

“Politika e VMRO-DPMNE-së që më i përzon shqiptarët prej hises së tyre në këtë shtet ka qasje izolacioniste, të njejtë si politika e Vuçiqit në Serbi që poashtu është izolacioniste ndaj SHBA-ve dhe vendeve të NATO-s, mirëpo edhe Albin Kurti nuk ka marrëdhenië fort të mira me këto vende që e kanë sanksionu Kosovën, ndaj mua si gazetar më vjen keq që i njejti po përzihet në një bllok që nuk është pro integrimit”, tha Syla.

Osmani tha se VMRO do të kërkoj falje për retorikën e tyre ndaj shqiptarëve.

“VMRO do të vijë tek dhe dhe do të këkroj falje dhe kjo është e ditur. Mirëpo në Shkup para disa kohe janë mbledhur disa oligarkë maqedonas që kanë diskutuar se shqiptarët e kanë marrë shtetin, kanë marrë shqiptarët edhe dinamikat ekononike, ndaj për këtë qendër oligarkike, e duhura që duhet të bërë është ta rrëzojnë Ali Ahmetin që ta ndalojnë hovin e shqiptarëve në Maqedoni. Kjo parti po kërkon tashmë 61 deputetë, që të mos varet shteti prej shqiptarëve dhe etnive të tjera. Ndaj kjo parti ka gjetur dhe bashkëpunëtorë të tjera shqiptarë për plotësimin e këtij plani”, deklaroi Osmani. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share