Sveçla: Këto zgjedhje do t’i neutralizojnë shantazhet e Beogradit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi e deri më tani procesi i zgjedhjeve në komunat e veriut, sa i përket çështjes së sigurisë është duke shkuar mirë.

Ai bëri me dije se Policia e Kosovës është e përgatitur për të gjitha skenaret dhe në plotëni e gatshme për të përmbushur mandatin e saj.

Sveçla tha për RTK se qeveria është e interesuar që veriun ta bëjnë njëjtë sikur pjesët e tjera Kosovës.

“Jemi në rrugë të mbarë, dikujt sikur Listës Serbe dhe Beogradit, nuk i përshtatet, prandaj ata në rrugë të ndryshme mundohen ta pengojnë”, tha ai.

Kurse për numrin e qytetarëve që do të dalin në zgjedhje, Sveçla, vlerësoi se do të rritet gjatë ditës.

“Jemi të vetëdijshëm se për shkak të presioneve të jashtzakonshme ndikon në numrin e votuesve. Këto zgjedhje do të neutralizojnë shantazhet e Beogradit”, theksoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share