Super hëna blu mund të jetë dita me fat për 4 shenja të zodiakut

Nëse keni vënë re se ndiheni më nervozë se zakonisht, shkaku është sezoni i Virgjëreshës. Kjo periudhë e vitit i mban të gjithë të zënë, i bën më të organizuar dhe produktivë, por rrit nivelin e stresit.

Prapavija e Mërkurit dhe Venusit po vështirëson kthimin e mendimeve në plane koherente dhe gjithë kësaj situate kozmike, i bashkohet super hëna blu në shenjën e Peshqve. Ajo do të nxisë shenjat që të lënë mënjanë përsosmërinë dhe të përqafojnë gjithçka që është abstrakte dhe aspak praktike.

Kjo energji idealiste do të ushqejë iluzionet dhe 4 prej shenjave do të jenë nën ndikimin e plotë të super hënës blu. Ato shkëlqejnë në sferën e ndryshimit dhe përshtatjes dhe do ta kenë më të lehtë se sa shenjat e tjera për ta kaluar këtë ngjarje që do të ndodhë më 30 Gusht.

Binjakët

Karriera do të jetë prioritet kryesor më 30 Gusht. Do të përqafoni ideale më të mëdha dhe më të mira në sferën profesionale dhe do t’ju bëjë më kreativë lidhur me pasionet tuaja. Duke qenë se udhëheqësi juaj, Mërkuri është në prapavijë në shenjën e Virgjëreshës, mund të ndiheni të pasigurt për idetë tuaja, por në këtë ditë do të keni një perspektivë të re lidhur me shpresat dhe ëndrrat për reputacionin tuaj.

Virgjëresha

Hëna e plotë në Peshk do të ndriçojë sektorin e marrëdhënieve dashurore dhe bashkëpunimeve. Fokusi juaj do të orientohet drejt lidhjeve me të tjerët, sidomos te ëndrrat dhe shpresat që ju keni. Prapavija e Mërkurit do ta vështirësojë qartësinë që përbën një rëndësi të madhe për ju. Është koha të harroni pritshmëritë për përsosmëri, ushtroni besim dhe besojini dinamikave që keni krijuar me të tjerët.

Shigjetari

Shtëpia dhe familja do të jenë prioritet gjatë hënës së plotë në Peshk. Në këtë ditë do t’i jepni rëndësi çështjeve që nuk i keni menduar lidhur me jetën dhe ambientin familjar. Mund të jeni duke menduar për një ndryshim vendbanimi ose do të ndodhë një situatë në familje. Si shenjë e drejtuar nga Jupiteri, është e lehtë të shihni një vizion më të madh dhe të mbështeteni tek optimizmi.

Peshqit

Do të jeni personazhi kryesor gjatë hënës së plotë. Do të ndriçohen pjesë tuajat me të cilat identifikoheni më tepër që do t’ju ftojnë t’i jepni përparësi vizionit që keni për jetën. Prapavija e tanishme e Mërkurit nuk ju pengon që të mendoni më mirë. Jepini prioritet ëndrrave tuaja sot, pavarësisht se si kjo duket te të tjerët. Bota është juaja, ata thjesht jetojnë në të./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share