Në pjesën veriore të Mitrovicës pak më pak se një orë më parë ka ndodhur një incident, në të cilin janë lënduar dy shqiptarë, njëri prej të cilëve gazetar, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas portalit në gjuhën serbe Kossev, njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në Spitalin e Mitrovicës në pjesën veriore.
Sipas dëshmisë së dëshmitarëve okularë, qytetarët kanë ndihmuar njërin prej të lënduarve deri në mbërritjen e ambulancës.