Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore pasi dyshohet se janë sulmuar nga disa persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut.
Kështu tha për Klankosova.tv Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për veriun.
“Që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, tha ai.
Derisa nuk janë bërë shkaqet e këtij incidenti apo edhe nacionaliteti i viktimave./ Klankosova.tv