“Sulmi ukrainas dëmtoi luftanijen ruse në Detin e Zi”

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj u dëmtua në Detin e Zi gjatë një sulmi nga Ukraina.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se anija e madhe “Novocherkassk” u godit nga një sulm ajror ukrainas.

Sipas guvernatorit të Krimesë, Sergei Aksyonov, të vendosur nga Rusia, një person humbi jetën si pasojë e sulmit.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes të së hënës në portin e Feodosiya në Krimenë e pushtuar nga Rusia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share