Sulmi terrorist në veri – Konjufca takon ambasadorin amerikan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosvës, Afrim Bunjaku.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share