Sulmi në studion televizive, Ekuadori shpall “konflikt të armatosur të brendshëm”

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, pas ngjarjes së djeshme ku disa persona të maskuar ndërprenë një transmetim të drejtpërdrejt televiziv duke u futur me armë në studio ka shpallur “konflikt të armatosur të brendshëm” në vend.

Noboa ka urdhëruar forcat e sigurisë të neutralizojnë disa grupe kriminale të akuzuara për përhapje të dhunës ekstreme në shtetin e Amerikës Latine.

Në pamjet e publikuara, shihej që sulmuesit hynë në studion e Televizionit TC, të cilët i lidhën stafin dhe i shtrinë ata në dyshemenë e studios, teksa të shtëna dhe britma dëgjoheshin në sfond.

Policia e Ekuadorit tha më vonë se kishte arrestuar të gjithë grupin e armatosur ndërsa anëtarët e televizionit ishin evakuuar dhe i gjithë stafi dhe pengjet ishin gjallë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, Cesar Zapata, ka bërë të ditur se 13 persona janë arrestuar ndërsa janë gjetur katër armë zjarri, dy granata dhe material tjetër shpërthyes.

Vendi është tronditur nga shpërthime, rrëmbime policore dhe trazira në burg që kur Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare të hënën pasi kreu i bandës së profilit të lartë Adolfo “Fito” Macias u arratis nga një burg në Guayaquil.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share