Sulmi në spitalin e Gazës, Von der Leyen: Të verifikohen të gjitha faktet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në Parlamentin Evropian se nuk ekziston asnjë justifikim për sulmin në spitalin plot me civilë në Gaza që shkaktoi qindra viktima. Von der Leyen e ka quajtur sulmin në Ali Ahli një “tragjedi të pakuptimtë”.

“Duhet të vërtetohen të gjitha faktet dhe të zbulohen përgjegjësit e sulmit”, tha ajo.

Usula von der Leyen është përballur me kritika të shumta në lidhje me vizitën e saj në Izrael javën e kaluar, ku theksoi se Izraeli duhet të ndiqte ligjin humanitar, por nuk paralajmëroi shtetin izraelit.

Në fjalimin e sotëm ajo bëri të qartë se “Evropa qëndron me Izraelin në këtë moment të errët”, duke shtuar se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Megjithatë, ajo theksoi se Bashkimi Evropian ka qenë donatori më i madh për palestinezët dhe se kjo nuk do të ndryshojë,/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share