Milan Radoiçiç, organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator, është pyetur këtë të shtunë nga autoritetet serbe.
Mediat e Kosovës raportojnë se Radoiçiç është parë në godinën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë për të dhënë qëndrimin e tij si qytetar mbi rrethanat e ngjarjes në Zveçan të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Lartë Publik theksohet se do të informohet mbi formën e raportimit për të marrë masa të mëtejme procedurale dhe veprime sipas juridiksionit të saj.
Radoiçiç është filmuar nga Policia e Kosoës si organizator i grupit terrorist që sulmoi autoritetet kosovare në Banjskë. Vetë ai e mori autorësinë e sulmit dhe dha dorëheqjen si nënkryetar i partisë Lista Serbe në Kosovë. /tvklan.al