Sulmi ndaj të moshuarës, flet dhëndri i saj: Është nënë dëshmori, e tërhoqëm nga kjo shtëpi

Erzen Vala, dhëndri i të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhunë fizike në një shtëpi të moshuarish në Pejë, ka njoftuar se familja e viktimës tashmë e kanë larguar atë nga kjo shtëpi.

Në një prononcim për KlanKosova.tv, ai ka thënë se e moshuara ndodhet prej 1 viti në Shtëpinë e të Moshuarve teksa ka theksuar se nuk kanë parë shenja dhune në trupin e të moshuarës. Ai ka treguar se e moshuara vuan nga Alzheimeri.

“Në videon që ka qarkulluar shihet qartë se është përdorur dhunë. Ne me marrjen e videos, me bashkëshorten time Zhenetën kemi ardhur për të bërë kërkesën për ta tërhequr. Pjesa tjetër se kush janë ato e për çfarë arsye e kanë bërë këtë vepër, ia lëmë ligjit atë pjesëKa rreth një vit që është në këtë shtëpi. Deri më tani nuk kemi mundur të vërejmë se është përdorur dhunë ndaj saj. Zonja vuan nga Alzheimeri. Nuk kemi parë shenja dhune në trup, bindshëm e them se jemi pritur mirë, sa herë ka ardhur bashkëshortja ime ta vizitojë, jemi pritur mirë”, tha Vala.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
Momenti i largimit të së moshuarës nga Shtëpia e të Moshuarve në Pejë
Momenti i largimit të së moshuarës nga Shtëpia e të Moshuarve në Pejë

Dhëndri i të moshuarës konfirmoi se ajo është edhe nënë dëshmori, ndërsa tha se arsyeja pse familja e ka dërguar atë në shtëpi të moshuarish ka qenë “imponimi i jetës”.

“Viktima e ka djalin që jeton në Belgjikë, ka edhe vajzën, shoqen time. Është edhe djali që i është vrarë, është nënë dëshmorit. Nuk e kemi sjellë për shkak të dëshirës, por e ka imponuar jeta për ta sjellë për një jetë më të mirë”, theksoi Vala.

Në fund, ai tha se menaxhmenti aktualisht është duke biseduar me inspektorët shëndetësorë për procedurat e mëtejshme./Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share