Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se një sulm me raketa ruse ka goditur një zonë ku ndodhej një restorant i mbushur me njerëz në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk.
“Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit“, tha guvernatori i rajonit.
Sipas raportimeve fillestare, të paktën 2 persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur si pasojë e sulmit me raketa ruse. Ky sulm i Rusisë në Ukrainë vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva e Ukrainës po përparonte në të gjitha frontet.
“Vetëm gjysmë ore më parë, dy raketa goditën qytetin e Kramatorsk. Kjo është qendra e qytetit. Këto janë vende publike të mbushura me civilë”, tha Pavlo Kyrylenko për televizionin ukrainas.
Këshilli i Kramatorsk tha po ashtu se forcat ruse kanë shënjestruar një fshat aty pranë./tvklan.al