Presidenti francez u tregua i kujdesshëm që të mos e drejtonte gishtin ndaj askënd, sa i përket sulmit me raketa të ndodhur mbrëmjen e së martës në një fshat të Polonisë. Duke folur për gazetarët në përfundim të samitit të G20 në Indonezi, Emmanuel Macron theksoi se “ka një hetim për të kuptuar plotësisht atë që ndodhi”.
Macron tha se ka një dallim midis shpërthimit në Przewodow, shkaku i të cilit mbetet i paqartë, dhe breshërisë së sulmeve ruse në Ukrainë të martën.
I pyetur nga gazetarët nëse ky shpërthim mund të jetë një sulm rus për të provokuar Perëndimin, Macron tha se ai “nuk ishte i sigurt” për diçka të tillë.
Rusia mohon të ketë lëshuar raketa në Poloni dhe ka sugjerime se në fakt mund të jetë qëlluar nga sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase./tvklan.al