Hamasi shkrep 5 000 raketa drejt Izraelit – Tel Avivi shpallë gjendjen e gatishmërisë për luftë

Udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit thotë se grupi ka nisur një operacion të ri kundër Izraelit.

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Gruaja e ndjerë ishte rreth 70 vjeç dhe jetonte në Kfar Aviv.

Në një deklaratë të rrallë publike, Mohammed Deif tha se pesë mijë raketa ishin shkrepur gjatë orëve të para të ditës sotme drejt shtetit izraelit për të filluar “Operacionin Al-Aksa Storm”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Izraeli gjithashtu raportoi se raketat kanë ardhur nga Gaza, raporton aljazeera.

“Ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha Deif ndërsa u kërkoi të gjithë palestinezëve të përballen me Izraelin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share