Qindra palestinezë dyshohet se kanë ndërruar jetë pas një shpërthimi në një spital në Gaza mbrëmjen e së martës.
Për ngjarjen e rëndë në spital, Hamasi fajësoi se pas saj fshihej një sulm ajror izraelit. Nga ana tjetër, Izraeli tha se shpërthimi u shkaktua nga raketat e hedhura gabimisht nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.
Këto janë pamjet më të fundit nga jashtë spitalit Al Ahli, ku shërbimet e urgjencës po kërkojnë në rrënoja për jetë njerëzish.