Sulmi me dron në bazën ruse i merr jetën 3 personave

Një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona, thotë Moska. Mbrojtja ajrore raportohet se e rrëzoi dronin, por rënia e mbetjeve shkaktoi viktima në sulmin gjatë natës.

Në fillim të këtij muaji Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të ngjashëm në aeroport, që është baza e bombarduesve strategjikë që kanë marrë pjesë në sulmet me raketa në Ukrainë. Baza shtrihet rreth 500 km në verilindje të kufirit të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi dronin ukrainas që fluturonte në lartësi të ulët rreth orës 01:35 të së hënës.

Tre ushtarakë rusë vdiqën nga plagët e shkaktuara nga copat e dronit, tha Ministria.

Guvernatori i Saratovit Roman Busargin shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se nuk kishte “absolutisht asnjë kërcënim për banorët” në vetë qytetin e Engels.

Baza ajrore Engels është përdorur në mënyrë të përsëritur nga Rusia për të kryer sulme me raketa në objektiva të ndryshëm në Ukrainë që kur Moska nisi pushimin më 24 shkurt./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share