Sulmi i personelit mjekësor në ”8 Shtatori” alarm për siguri

SPPSH: 24 ORË MONITORIM DHE DETEKTORË METALI

Menaxherët e institucioneve shëndetësore duhet në mënyrë sa më urgjente të marrin masa të rreepta për sigurinë e personelit shëndetësor. Kështu deklaron për KLAN MAQEDONI, përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur e Punonjësve Shëndetësor, Bobi Bojçevski. Ai shton se ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Spitalin “8 Shtatori”, dëshmon nevojë për monitorim 24 orë të korreidoreve dhe hyrjeve të spitaleve.

“Ne si Sindikatë e pavarur kërkojmë nga drejtorët, udhëheqësit e shtëpive të shëndetit publik, qendrat klinike, spitalet e përgjithshme nëpër qytetet e Maqedonisë të merren masa për monitorim 24 orësh të korridoreve të spitale, poliklinikave, qendrave klinike, sigurim që do të jetë profesional në çdo moment kur do i duhet punonjësit shëndetësor të jetë prezent aty” – tha Bobi Bojçevski, SPPSH.

Bojçevski shton se në spitalet e Qytetit të Shkupit, ku ka vetëm një hyrje duhet të vendosen edhe detektor të metaleve.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, në spitalin e vjetër të qytetit, të vendosen detektor për metale, për të gjithë ata pacient që shkojnë në gjendje të shtrirë. Duhet të merren masa, mjaftë është më kjo që ndodh ndaj punonjësve shëndetësor që të mjekojnë frustrime personale të njerëzve që kanë gjendje të ndryshme psikomatikie”.

Dy ditë më parë, një i moshuar 77 vjeçar ka sulmuar me thikë një pjesëtar të personelit mjekësor në spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se sulmuesi ishte sjellë edhe më parë në mënyrë agresive. Për fat të mirë 36 vjeçari i punësuar në spital nuk ka pësuar lëndime serioze. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share