Sulmet në Gaza, Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit

Kombëtarja e Norvegjisë, refuzon të luajë ndaj Izraelit, në kualifikueset e Botërorit.

Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klaveness, deklaroi se nuk dëshirojnë të luajnë ndaj kombëtares izraelite, për shkak të sulmeve të gjata në Gaza.

Sipas saj, Federata dhe kombëtarja janë në të njëjtën linjë me qeverinë, duke kërkuar ndalimin e sulmeve ndaj njerëzve të pafajshëm.

“Ishte një short i vështirë për ne. Askush prej nesh nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza prej një periudhe të gjatë kohore. Ne jemi në një linjë me qeverinë norvegjeze, në thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të njerëzve në Gaza. Izraeli është pjesë e garave të UEFA-s. Ne duhet të merremi me këtë. Ne po e ndjekim nga afër situatën me FIFA-n, UEFA-n dhe autoritetet norvegjeze”, tha Klaveness.

Ndeshjet mes Izraelit dhe Norvegjisë, janë planifikuar të zhvillohen më 25 Mars dhe 11 Tetor, të vitit të ardhshëm. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share