Sulmet izraelite në Rafah, vriten të paktën 20 palestinezë

Dhjetë vende formojnë koalicion për sigurinë e detit të kuq

Sulmet izraelite shënjestruan tre banesa në qytetin Rafah në jug të Gazës duke vrarë të paktën 20 persona. Mijëra palestinezë janë zhvendosur në qytetin i cili ndodhet në kufirin e Gazës me Egjiptin për t’i shpëtuar bombardimeve të Tel Avivit , pavarësisht frikës se edhe në këtë zonë nuk mund të jenë të sigurt.

Luftime të ashpra midis luftëtarëve të Hamasit dhe forcave izraelite ka patur edhe në qytetin Khan Jounis, i cili gjithashtu ndodhet në jug të Gazës. Tanket dhe avionët izraelitë bombarduan zonat pranë qendrës së qytetit.

Viktima janë shënuar edhe në veri të Gazës ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia. Ndërkohë, pas sulmeve nga forcat Houthi të mbështetura nga Irani në Jemen, është shpallur një taskforcë ndërkombëtare për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq.

Gjatë vizitës në Bahrein, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dënoi sulmet dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të kontribuojnë për sigurinë e detit të Kuq.

“Të gjitha vendet kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe ligjërisht në ujërat ndërkombëtare, por kjo e drejtë themelore globale është nën një kërcënim të ri nga sulmet krejtësisht të papranueshme ndaj anijeve tregtare nga Huthi në Jemen”.

Grupi Houthi i mbështetur nga Irani në Jemen ka intensifikuar sulmet ndaj dërgesave në Detin e Kuq, një korridor i madh për tregtinë ndërkombëtare. Mediat e huaja shkruajnë se këto sulme janë një përgjigje ndaj sulmeve izraelite në Gaza.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share