Sulm me bombë në Mal të Zi, vriten 2 anëtarë të grupit kriminal – plagosen 3 të tjerë

Një sulm me bombë ka ndodhur në Cetinje të Malit të Zi mëngjesin e sotëm, një akt që besohet se është larje hesapesh mes bandave kriminale.

Media malazeze “Vijesti” shkruan nga shpërthimi me bombë pranë një qendre sportive, u vranë dy anëtarë të grupit kriminal Skaljar; Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç.

Gjithashtu, janë plagosur 3 persona të tjerë.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, si dhe zyrtarë lokalë.

Policia i frikësohej një ngjarje të tillë, pasi në 6 muajt e fundit janë liruar nga paraburgimi një numër i madh i anëtarëve të grupeve kriminale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share