Sulm me armë zjarri në një kishë të Hamburgut, të paktën 6 viktima

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një kishë në Hamburg të Gjermanisë.

BBC News raporton se disa persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia njoftoi se po zhvillohet një operacion policor në një shkallë të gjerë në zonën veriore të qytetit Alsterdorf të Gjermanisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mediat lokale raportojnë se ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po ashtu punonjësit e policisë, të cilët janë në kërkim të autorëve të sulmit.

Sipas policisë së Hamburgut, sulmi me armë zjarri ndodhi në një kishë në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel. Mediat lokale e identifikuan vendndodhjen si një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.

Përmes një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare në Twitter, policia gjermane tha se nuk ka informacion konkret për motivin e krimit dhe bën thirrje publikut që të mos përhapë lajme të pavërteta./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share