Sulm me armë në një universitet në SHBA, vriten 3 persona

Tre persona janë vrarë dhe 5 të tjerë u plagosën nga një sulm me armë që ndodhi në Universitetin Shtetëror të Michiganit në SHBA.

Autori i dyshuar, një 43-vjeçar që nuk kishte asnjë lidhje me universitetin, është vrarë gjithashtu. Sipas policisë amerikane, dyshohet që ai të ketë qëlluar veten.

Mediat amerikane publikuan edhe foto të autorit të ngjarjes. Ai kishte veshur një xhaketë xhins dhe kapele bejsbolli.

Të shtënat nisën pas orës 20:00 sipas orës lokale në Michigan. Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje studentëve që të qëndrojnë në vende të sigurta. Më pas ky alarm u hoq pasi autoritetet e konsideruar të sigurt zonën në kampusin universitar.

Policia amerikane po heton këtë ngjarje të rëndë. Megjithatë deri në këto momente shkaqet e sulmit me armë nga 43-vjeçari nuk dihen ende. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share